Nuk do të jem trajner i një klubi tjetër pas Manchester City, tha Pep Guardiola

Pep Guardiola deklaroi se Manchester City do të jetë puna e tij e fundit si trajner në një klub, dhe pas saj mund të bëhet selektor i një kombëtareje. Trajneri i mëparshëm i Barcelonës dhe Bayern Munich ka fituar 15 trofe që nga marrja e drejtimit të Cityt në vitin 2016, dhe së fundmi e ka rinovuar kontratën deri në vitin 2027.

Guardiola nuk tregoi se kur mund ta braktisë Manchester City, por tha se pas kësaj nuk do të kthehet në futbollin e klubeve, as në Angli dhe as në ndonjë shtet tjetër.

„Nuk do të drejtoj ndonjë klub tjetër. Nuk po flas për të ardhmen afatgjatë, por ajo që nuk do ta bëj është ta lë Manchester City-n, të shkoj në një shtet tjetër dhe të bëj të njëjtën gjë si tani. Nuk do të kem energji për këtë. Ndoshta një kombëtare, por kjo është diçka tjetër. Dua ta lë atë dhe të shkoj të luaj golf“, tha Guardiola në një bisedë me kuzhinierin Dani García në YouTube.

City ka regjistruar vetëm një fitore që kur Guardiola rinovoi kontratën dhe ka tetë pikë më pak se lideri në Premier League, Liverpool.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights