Nxënësit shqiptarë të Krushëves disa lëndë i zhvillojnë në gjuhën maqedonase
Pavarësisht se janë paralele me mësim në gjuhën shqipe, nxënësit e klasës së pestë të shkollës periferike “Kiril dhe Metodij” të fshatit Presil të Komunës së Krushevës, tre lëndë i zhvillojnë në gjuhën maqedonase. Siç na treguan vet nxënësit, në maqedonisht zhvillohet ora e Shkencave Natyrore, Arsimi Teknik dhe Informatika si dhe Arsimi Fizik. Nxënësit u ankuan për vështirësi në këto lëndë për shkak se akoma nuk kanë arritur njohuri të mjaftueshme në gjuhën maqedonase./alsat