Orhan Kurtishi: Qendra e Kulturës në Mateç, vepër e Alternativës
Drejtori i Postave të Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi tha se Qendra e Kulturës në Mateç, është vepër e Alternativës ndërsa tani meritat për të njejtën tenton t’i marrë BDI-ja.
Statusi i Kurtishit në Facebook:
“BDI vazhdon të na habisë me ‘arritjet’ e saj! Qendra e Kulturës në Mateç, e cila u financua që në vitin 2019 nga fondet kapitale të sigurara nga Ministri i Kulturës kuadër i Alternativës, tani po na paraqitet si ndonjë zbulim epokal nga partia opzitare.
Për ata që nuk e dinë, në vitin 2019, nga programi i mirëmbajtjes së objekteve kulturore, u ndanë 125 milionë denarë, prej të cilave 25 milionë shkuan për Shtëpin e Kulturës në Mateç. Kjo ishte punë e bërë, investim i planifikuar dhe i siguruar vite më parë.
Sot, të dëgjosh lavdërimet e BDI-së për një projekt të përfunduar nga të tjerët, të krijon përshtypjen se po zbulojnë Amerikën për herë të dytë. Realiteti është i thjeshtë: investimet e 2019-ës nuk mund të maskohen si sukses i 2024-ës!”