‘OSKAR I ARTË OLIMPIK’ PËR ZËVENDËSKRYEMINISTRIN E PARË IZET MEXHITI NGA KAMPIONI OLIMPIK SHABAN TËRSTENA

Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, sot mori çmimin “Oskari i artë olimpik”, nga veterani i mundjes dhe kampion olimpik, shkupjani Shaban Tërstena.
Mes miqve, sportdashësve të shumtë nga vendi dhe rajoni, akademikëve e sportistëve, kampioni olimpik Shaban Tërstena në ceremoninë e 8-të me radhë të ndarjes së çmimit “Oskari i artë olimpik”, dedikuar sportistëve dhe mbështetësve të sportit, falënderoi zëvendëskryeministrin Mexhiti për gjithçka që ka bërë ndër vite për mundjen dhe sportin në përgjithësi.
‘Derisa njerëzit arrijnë suksese në jetë në një moshë të avancuar, këtë Tërstena e ka bërë që në moshën 19 vjeçare, duke marrë medaljen më të rëndësishme olimpike, atë të artë, në evenimentin kryesor të sportit në botë, Lojërat olimpike, dhe në këtë mënyrë u bë pjesë e historisë botërore të sportit, që na bën jashtëzakonisht krenarë’, tha zëvendëskryeministrin Mexhiti në ceremoni.
Kampioni olimpik Shabani Tërstena është sportisti i cili si 19 vjeç, në vitin 1984, nga Çairi udhëtoi drejt Lojërave Olimpike në Los Angjelos ku shkëlqeu me fitore të njëpasnjëshme për tu kurrorëzuan me medaljen e artë olimpike.
Tërstena me këtë rezultat të arritur u shpall kampioni më i ri në historinë e olimpizmit, ndërsa edhe tani, 128 vite nga dita kur kanë filluar Lojrat e para olimpike, akoma mbetet rekordmen, si fitues më i ri i medaljes së artë olimpike në mundje.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights