Partia e Pensionistëve mbështet iniciativën për bojkotimin e marketeve
Partia e Pensionistëve e kupton plotësisht dhe mbështet iniciativën qytetare për bojkotimin e marketeve më 31.01.2025, e cila është shpërndarë nëpër rrjetet sociale të vendit.
Pensionistët, si një nga kategoritë më të rrezikuara ekonomikisht në shoqëri, janë thellësisht të prekur nga praktikat e ngulitura të një numri të madh tregtarësh dhe zinxhirëve tregtarë për manipulimin dhe shkeljen e Ligjit për Praktikat Tregtare të Pabarabarta, që përbën një akt të cilin duhet ta dënojmë ashpër.
Për këtë arsye, Partia e Pensionistëve e mbështet plotësisht iniciativën dhe fton anëtarët e saj, të gjithë pensionistët dhe qytetarët, të shprehin qëndrimin e tyre me një veprim konkret për bojkotimin e atyre që, mbi kurrizin e të gjithëve ne, realizojnë fitime të mëdha, të pabazuara dhe joetike.
Po ashtu, Partia e Pensionistëve kërkon dhe mbështet Qeverinë në marrjen e masave ekstreme dhe efikase për zgjidhjen përfundimtare dhe afatgjatë të kësaj praktike të vazhdueshme të tregtarëve në vend.
Ndershmërisht, Të Bashkuar, Vendosmërisht!!!