– Takimi nuk zgjati më shumë se 20 minuta. Nuk dihet ende arsyeja e kësaj vizite, por një takim i tillë zhvillohet një ditë pas arrestimit të ish-presidentit, aktualisht kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me urdhër të SPAK. Para arrestimit, Van Horn është takuar me kryeprokurorin e posaçëm të SPAK-ut, Altin Dumani, me të cilin takimi ka zgjatur rreth një orë, shkruan Report Tv.
Përmes një deklarate në aplikacionin X, ambasada amerikane tha se Van Horn “vlerësoi arritjet e SPAK në ndjekjen me sukses të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta”.
Meta, i cili aktualisht ndodhet në paraburgimin e Zatrovit, sipas dispozitave ligjore në fuqi, brenda 72 orëve duhet të paraqitet para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë. Për krimet për të cilat akuzohet ai mund të dënohet me 15 vjet burg dhe konfiskim të pasurisë.