Pas incidenteve në New Orleans dhe Las Vegas, dhjetë persona të plagosur në një të shtëna në New York

Dhjetë persona janë plagosur në një të shtëna në lagjen Queens të New York-ut në natën e Vitit të Ri, njoftoi policia e New York-ut. Ndër të plagosurit janë gjashtë gra dhe katër burra. Incidenti ndodhi kur katër burra hapën zjarr ndaj një grupi përpara një klubi.

Policia përjashtoi mundësinë e një sulmi terrorist.

Incidenti ndodhi disa orë pas dy incidenteve të tjera të dhunshme në SHBA gjatë Vitit të Ri.

Në New Orleans, një kamion hyri në një rrugë plot me festues të Vitit të Ri, duke vrarë 15 persona, ndërsa në Las Vegas, një makinë elektrike Tesla Cybertruck shpërtheu përpara hotelit Trump, duke vrarë një dhe plagosur shtatë persona.

Autoritetet e SHBA-së po punojnë për të gjetur të dyshuarit e lidhur me incidentet në New Orleans dhe Las Vegas dhe po hetojnë raportet për sulme të mundshme terroriste.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights