Pas Kamberit, edhe Zenku merr ftesë nga përfaqësuesja U21 e Maqedonisë
Zenku tashmë disa herë është ftuar nga seleksionuesi Dragan Kanatllarovski për të qenë pjesë e përfaqësueses U21 të Maqedonisë, që në tetor do të zhvillojë dy ndeshje eliminatore për kualifikim në Europianin e vitit 2025…
Pas Bekim Kamberit, kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se nga ekipi i Struga Trim Lum, ftesë për te përfaqësuesja shpresa e Maqedonisë ka marrë edhe Shaban Zenku.
I njëjti tashmë është bashkuar me ekipin përfaqësues, që me datë 11 tetor do të zhvillojë ndeshjen kundër Moldavisë në Shkup, e vlefshme për eliminatoret për kualifikim në Kampionat Europian, ndërsa vetëm 4 ditë më vonë do të përballen edhe me Gjeorgjinë në transfertë.
Zenku tashmë disa herë është ftuar nga seleksionuesi Dragan Kanatllarovski për të qenë pjesë e përfaqësueses U21 të Maqedonisë, për të cilën debutimin e tij e kishte bërë me 5 qershor të këtij viti në miqësoren ndaj Bosnje e Hercegovinës.
Që të dyve ju urojmë shumë fat në këto dy përballje, me besim të plotë se do na përfaqësojnë në mënyrën më të mirë neve si skuadër, por dhe se do të ndihmojnë ekipin përfaqësueses të vendit për të arritur rezultate pozitive në këto dy ndeshje të tetorit.