Për herë të parë: Një kompani ajrore në Evropë ofron doner në avion

Një kompani ajrore njoftoi se vitin e ardhshëm do të shërbejë doner në fluturimet e saj.

Që nga 1 janari 2025, në fluturimet midis Gjermanisë dhe Turqisë të kompanisë ajrore turke “Corendon Airlines” do të ofrohen donerë.

Vakti në bord do të kushtojë 8 euro, dhe përveç kësaj, kompania do të ofrojë edhe ayran, sipas Türkiye Today.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, “Corendon” do të bëhet “kompania e parë ajrore që do të ofrojë doner në avion”.

Edhe pse fillimisht menyja do të jetë e disponueshme vetëm në fluturimet midis Gjermanisë dhe Turqisë, Corendon gjithashtu ka fluturime nga shtatë aeroporte të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë Gatwick, Manchester dhe Birmingham. Prandaj, mund të mos kalojë shumë kohë përpara se kompania të zgjerojë menynë e saj në destinacione të tjera.

Sipas kompanisë, e cituar nga JOE, vendimi për të shtuar doner në menunë e fluturimeve vjen për shkak të interesit të madh të gjermanëve për doner.

Është një industri që gjeneron shitje vjetore prej rreth 2.3 miliardë eurosh (gati 2.6 miliardë dollarë) vetëm në Gjermani dhe 3.5 miliardë euro (gati 3.9 miliardë dollarë) në të gjithë Evropën, sipas Shoqatës së Prodhuesve Turk të Donerit në Evropë me seli në Berlin, raporton AFP.

Fjala doner vjen nga folja turke “dönmek”, që do të thotë “të rrotullohesh”. Mishi piqet për orë të tëra në skarë dhe pritet kur bëhet krokant. Në Turqi, fillimisht vakti përgatitej nga mishi i qengjit dhe shërbehej vetëm në pjatë. Por në vitet 1970, emigrantët turq në Berlin vendosën ta shërbejnë në pita dhe ta ndryshojnë recetën për ta bërë të veçantë për banorët e Berlinit.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights