Përfundon modernizimi i fushës 110 kV në trafostacionin 400/110 kV Manastir 2.

Përfundon modernizimi i fushës 110 kV në trafostacionin 400/110 kV Manastir 2. Projektet për ndërrimin e pajisjeve të tensionit të lartë janë në fazën përfundimtare, me ç’rast pas më shumë se 40 vitesh ndërrohen ndërprerësit e vjetër në 110 kV nivel tensioni  dhe u vendosen  67 separatorë të rinj në  400 kV nivel tensioni, 114 izolatorë dhe 75  transformatorë të rinj matës  në 110 kV nivel tensioni.

Me këtë proces të modernizimit të pajisjeve në këtë trafostacion  në të cilin janë investuar 4.2 milionë euro, po rrisim besueshmërinë në menaxhimin e sistemit elektroenergjetik  për një afat të gjatë  sepse po instalojmë pajisje të reja dhe mjaft  të besueshme në impiantin   në të cilin energji elektrike  përcjell  prodhuesi ynë më i madh KME  Manastir. Projekti përfundon javën e ardhshme kur do të aktivizohet fusha e fundit nën tension.

Me modernizimin dhe përmirësimin e rrjetit elektroenergjetik, jo vetëm rritet siguria e furnizimit me energji elektrike, por do të minimizohen rreziqet e ndërprerjeve apo defekteve, gjë që do të ulë ndjeshëm kostot e kompanisë për mirëmbajtjen e këtij trafostacioni.

TS “Manastir 2″ ka një rëndësi të veçantë sistematike sepse termocentrali  KME Manastir është i lidhur me këtë nyje energjetike dhe në të njëjtën kohë,  në këtë trafostacion hyn  një ka dy largpërçuesit  prej  400 kilovolt me​​të cilin sistemi ynë nacional  elektrotransmetues është i lidhur me sistemin elektroenergjetik  fqinj të  Republikës së Greqisë dhe pika fillestare është për largpërçuesin   400 kV drejt  Republikës së Shqipërisë  dhe nga këtu me një largpërçues prej  400 kV ky stacion lidhet me TS Dubrovë.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights