Përgatitjet për Ramazan vazhdojnë nën udhëheqjen e Myftiut Selver Xhemaili

Më 23 shkurt 2025, në Tetovë u zhvilluan emisione të veçanta kushtuar historikut të disa xhamive dhe temave fetare, me pjesëmarrjen e gazetarit Emrah Bilalli nga Alsat-M dhe ligjëruesve të njohur.
Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, ligjëroi mbi durimin dhe historikun e Xhamisë së Pashës. Ibrahim ef. Alija trajtoi temën e namazit dhe historikun e Xhamisë së Rinisë, ndërsa Semir ef. Fazliji, sekretari i Myftinisë, diskutoi mbi historikun e Xhamisë Gam Gam dhe rëndësinë e Zeqatit si shtyllë e Islamit.
Emisionet do të transmetohen gjatë muajit të Ramazanit në TV Alsat-M.
Mirënjohje për gazetarin në fjalë si dhe redaksinë e TV Alsat-M.