Perinski: Ligji nuk i lejon bashkitë të financojnë Akademinë e Shkencave Shqiptare
Pas njoftimeve të komunës së Tetovës, Gostivarit, Zhelinës dhe Çairit se do të financojnë funksionimin e akademisë, Perinski thotë se është më e përshtatshme që pushtetet lokale të punojnë në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, në vend që të ndajnë fonde për diçka që nuk do të ketë funksion në vite.
Sipas Perinskit, është më e udhës që pushtetet lokale të punojnë në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, e jo të ndajnë mjete për diçka që thjesht nuk do të ketë funksion në vitet në vijim.
– Në thelb është përshkruar në mënyrë rigoroze në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale në nenin 11, ku thuhet se të hyrat e vetëqeverisjes lokale duhet të shpenzohen ekskluzivisht në kompetencat e përcaktuara në përputhje me ligjin, që në përkthim do të thotë se Ligji dëshiron të thotë se të gjitha mjetet e mbledhura nga komuna në çfarëdo baze, i shpërndan ato përmes miratimit të vendimeve dhe buxheteve në seancën e Këshillit dhe duhet të synojnë ekskluzivisht zbatimin dhe realizimin e kompetencave themelore ligjore të vetë pushtetit lokal