Persona të panjohur kanë dëmtuar mbrëmë 6-ulësen në Kodër të Diellit

Njeriu i parë i komunës së Tetovës, Bilal Kasami, thotë se kjo është bërë me tendenc, për të nisur me probleme sezoni turistik, duke paralajmëruar përgjegjësi për autorët.

“Kemi informacione se dikush aty po punon dhe po bën subversion për të parandaluar fillimin e sezonit turistik apo shembjen e sezonit. Kemi informacione dhe do të veprohet shpejt”, tha Bilal Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

 

Kasami ka thënë se ish-drejtori i Kodër të Diellit staf i BDI-së, ka lënë pa punëtorë këtë lokacion turistik për gjoja privatizim, duke formuar një kompani tjetër. Kasami tha se pushteti vendor ka marrë të gjitha masat për një sezon të mbarë turistik.

“Ne si pushtet vendor kemi kryer disa aktivitete si asfaltimi i rrugës për tek shtëpitë e fundjavës, prishja e një rruge të re në rrethrrotullim e cila shpresojmë se do të jetë në funksion këtë sezon dhe krijimi i një plani urbanistik i cili këtë sezon do të jetë në debat publik për miratimin e investitorëve të rinj, linjën e autobusëve në sezonin dimëror dhe me gjithë këto angazhime që i marrim për Popova Shapkën në shërbim të turistëve”, shtoi Bilal Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.

Related Articles

Back to top button