Pezullim i përkohshëm i funksionimit të sistemit e-Tatime, njofton DAP

Gjatë kësaj periudhe, detyruesit tatimorë nuk do të mund të dorëzojnë deklarata dhe dokumente të tjera elektronike përmes sistemit e-Tatime.

Gjatë ndërhyrjes, sistemet e tjera të DAP do të jenë funksionale dhe detyruesit tatimorë do të mund të dorëzojnë llogaritë për pagesën e të ardhurave personale në e-PPD, përfshirë edhe llogaritë për pagat (MPIN).

Parashikohet që ndërhyrja të zgjasë disa orë, dhe pas përfundimit të aktiviteteve, sistemi e-Tatime do të vihet sërish në funksion.

Bëhet apel për të gjithë përdoruesit e këtij sistemi që të përfundojnë detyrimet e tyre urgjente dhe të pashmangshme para fillimit të ndërhyrjes.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights