“Platformat kryesore online” për të publikuar vlerësimet e para të rrezikut

Sipas dispozitave të Aktit të Shërbimeve Dixhitale të BE-së, duke filluar nga kjo javë 19 “platforma shumë të mëdha në internet” dhe “motorë kërkimi shumë të mëdhenj” do të publikojnë vlerësimet e tyre të para vjetore të rrezikut dhe raportet e auditimit, tha Komisioni Evropian.  

Këto raporte duhet të përfshijnë vlerësime të rreziqeve të identifikuara që rrjedhin nga shërbimet e tyre, si përhapja e përmbajtjes së paligjshme, dezinformimi, lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes ose abuzimi i të miturve. Për më tepër, raportet duhet të tregojnë edhe masat që platformat dhe motorët e kërkimit kanë vendosur për të zbutur pasojat e rreziqeve të identifikuara. 

Ky detyrim vlen për 19 faqe interneti, rrjete sociale, dyqane online apo motorë kërkimi që, bazuar në Ligjin për Shërbimet Dixhitale në prillin e kaluar, KE i shpalli si “platforma shumë të mëdha online” ose “motorë kërkimi shumë të mëdhenj”, sepse kanë mbi 45. miliona vizitorë ose përdorues mujor nga vendet anëtare të BE-së.  

Këto janë AliExpress, Amazon, Bing, Booking, Wikipedia, Google Maps, Google Search, Google Store, Google Shopping, Apple Store, Zalando, X, Instagram, YouTube, LinkedIn, Pinterest, Snapchat, TikTok dhe Facebook. 

Publikimi i këtyre raporteve duhet të sjellë një epokë të re transparence dhe llogaridhënieje për industrinë e teknologjisë, të ndihmojë në mbrojtjen e përdoruesve dhe shoqërisë nga dëmtimet e mundshme dhe të promovojë një mjedis më të sigurt dhe më të përgjegjshëm në internet, tha KE në një deklaratë. 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights