Plotë 6 futbollistë të ekipit FC Shkupi pjesë e përfaqësueseve në ndeshjet e tetorit
FC Shkupi me kënaqësi njofton se plotë 6 futbollistë të ekipit tonë
FC Shkupi me kënaqësi njofton se plotë 6 futbollistë të ekipit tonë, do të jenë pjesë e përfaqësueseve për ndeshjet e planifikuara nga UEFA për muajin tetor.
Simun Joan Edmundson, i cili ishte edhe autorë i njërit prej golave në fitoren 3:1 ndaj AP Brera në ndeshjen e fundit kampionale, sërish është ftuar nga ekipi i tij kombëtar, Ishujt Faroe. I njëjti ka marrë ftesë nga trajneri Hakan Erikson, për ndeshjet që kjo përfaqësuese do ti zhvillojë kundër Armenisë (10.10) dhe Letonisë (13.10).
Ndërkohë plotë 3 futbollistë të FC Shkupit janë ftuar te përfaqësuesja shpresa e Maqedonisë. Fjala është për Hamza Ramanin, Besar Guxhufin dhe Aleks Zlatkov.
Që të tre pritet të ndihmojnë ekipin përfaqësues të U21, që do të zhvillojë dy ndeshje eliminatore për kualifikim në Europian.
Fillimisht me datë 11 do të përballen me Moldavinë, ndërkohë 4 ditë më vonë forcat do ti masin me kombëtaren e Gjeorgjisë.
Një ndër futbollistët tanë më me perspektivë, Numan Ajetoviq, është ftuar te përfaqësuesja U19, që do të jetë pjesëmarrëse e turneut kualifikues, që nga data 9 deri me 15 tetor do të zhvillohet në Luksemburg.
Është kjo hera e parë që Numani do të luaj me moshat U19, teksa i njëjti kishte qenë më parë me grupmoshat U17 dhe U18.
I fundit që ka marrë ftesë për të përfaqësuar ekipin futbollistik të vendit tonë, është Blendi Ganiu, që do të luaj me përfaqësuesen U17.
Një listë kjo e gjatë e futbollistëve tanë që shpresojmë të arrijnë rezultate shumë pozitive me ekipet e tyre që do të përfaqësojnë, pasi në këtë mënyrë përfaqësojnë në mënyrën më të mirë edhe klubin e FC Shkupit, që gjithnjë ka punuar në nxjerrjen e talentëve të rinj.
Më së miri një gjë të tillë e pasqyron edhe vendimi i fundit i numrit 1 të klubit tonë, Olgun Ajdin, për të blerë truall, ku së shpejti do të nis edhe ndërtimi i fushave të futbollit, që do të jenë në disponim të grupmoshave të reja për stërvitje.
Futbollistët e ftuar:
Simun Joan Edmundson – Ishujt Faroe,
Hamza Ramani – Maqedonia U21;
Besar Guxhufi – Maqedonia U21;
Aleks Zlatkov – Maqedonia U21;
Numan Ajetoviq – Maqedonia – U19;
Blendi Ganiu – Maqedonia – U17