Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës thellojnë bashkëpunimin për sigurinë rajonale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti sot në Tiranë homologun e tij nga Kosova, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me drejtues të njësive speciale të Policisë së Kosovës. Takimi u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes dy policive, duke u fokusuar në shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira.

Gjatë takimit, drejtuesit e dy policive u dakordësuan për një bashkëpunim të ngushtë dhe të pandërprerë, i cili do të kulmojë gjatë sezonit veror 2025. Po ashtu, u ra dakord për shtimin e skuadrave të përbashkëta hetimore dhe aksioneve policore kundër trafiqeve të armëve, narkotikëve dhe qenieve njerëzore, me qëllim rritjen e sigurisë në të dyja vendet.

Pas takimit, delegacioni i Policisë së Kosovës vizitoi ambientet e Njësisë Speciale “RENEA” dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë. Ata u pritën nga drejtuesit dhe punonjësit e njësive speciale, të cilët prezantuan organizimin dhe metodologjitë e tyre në operacionet e kërkim-shpëtimit, menaxhimin e emergjencave dhe luftën kundër terrorizmit.

Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy policive, duke synuar jo vetëm forcimin e sigurisë kombëtare, por edhe ndërtimin e një strategjie të përbashkët për përballimin e sfidave të sigurisë në rajon.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights