Popullata botërore u rrit me më shumë se 71 milion njerëz gjatë vitit 2024.
Popullsia botërore u rrit me më shumë se 71 milion njerëz gjatë vitit 2024 31.12.2024
Popullsia botërore u rrit me më shumë se 71 milion njerëz në vitin 2024 dhe do të arrijë në 8.09 miliardë deri në fund të vitit, sipas një vlerësimi të publikuar sot nga Byroja e Regjistrimit të SHBA-së.
Rritja prej 0.9 për qind në vitin 2024 përfaqëson një rënie të vogël krahasuar me normën e vitit 2023, kur popullsia botërore u rrit me 75 milion njerëz.
Në janar të vitit 2025, pritet që në botë të lindin 4.2 dhe të vdesin 2 persona për çdo sekondë.
Numri i banorëve në SHBA u rrit me 2.6 milion njerëz në vitin 2024, dhe në Vitin e Ri do të arrijë në 341 milion njerëz, njoftoi Byroja e Regjistrimit.
Në janarin e ardhshëm, në SHBA pritet të ketë një lindje çdo 9 sekonda dhe një vdekje çdo 9.4 sekonda.
Migracioni do të shtojë një person në popullsinë e SHBA-së çdo 23.2 sekonda.
Kombinimi i lindjeve, vdekjeve dhe migracionit ndërkombëtar neto do të rrisë popullsinë e SHBA-së me një person çdo 21.2 sekonda, shtohet në njoftim.