Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kandidati për mandat të dytë, Bilall Kasami, ka zhvilluar sot vizita në shtabet zgjedhore të Drenovecit dhe Porojit, ku u prit me entuziazëm nga aktivistët dhe përkrahësit e tij.
Me këtë rast, ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e jashtëzakonshme të shfaqur më 19 tetor, duke theksuar se kjo përkrahje është dëshmi e qartë se qytetarët vlerësojnë punën e bërë deri më tani në Tetovë.
Kasami vuri në pah se gjatë mandatit të parë janë realizuar projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe shërbimore, të cilat do të vazhdojnë edhe më fuqishëm në katër vitet e ardhshme. Ai theksoi se Poroji dhe Drenoveci do të jenë pjesë e pandashme e transformimit të përgjithshëm të Tetovës drejt zhvillimit dhe mirëqenies.
“Pashë mobilizim maksimal që më 2 nëntor ta konfirmojmë Fitoren e Madhe, rrugën e zhvillimit, mirëqenies dhe dinjitetit për Tetovën,” deklaroi Kasami në takimet me aktivistët.
Mesazh i qartë: Tetova vazhdon përpara – me projekt, me vizion dhe me përkrahjen e qytetarëve.


