Friday, June 14, 2024
spot_img

Premtimet se spitali i zemrës në Ohër do të pajiset me angiograf, mbetën vetëm fjalë boshe

Premtimet e shumta se Qendra për Sëmundje Kardiovaskulare në Ohër, do të pajiset me angiograf, mbetën vetëm fjalë boshe. Spitali punon vetëm me një aparat të tillë, i cili është i nevojshëm për trajtimin e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare. Që të mund të realizohet plani që Ohri të shndërrohet në qendër rajonale për trajtimin e infarktit akut dhe që pacientët të mos dërgohen në Shkup, është e nevojshme zgjerimi i objekteve dhe rinovimi urgjent i spitalit.

“Duhet një sallë tjetër angio dhe një angiograf, kemi dorëzuar projekt për sallë tjetër që do të nënkuptonte uljen e listës së pritjes së pacientëve dhe një aparat rezervë. Vite më radhë aparati ka defekt kurse pacientët janë dërguar në Klinikën e Kardiologjisë në Shkup, disa pacientët janë shtyrë, që paraqet problem të madh”, deklaroi Elena Kovaçeska Bashuroska- drejtore.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Maja Manoleva gjatë vizitës së fundit në këtë spital ka premtuar angiograf të ri. Të njëjtën e kanë premtuar të gjithë ministrat e shëndetësisë.

“Kërkesat nga institucioni kanë mbërritur në Ministrinë e Shëndetësisë dhe shpresojmë që në periudhën në vijim do të mund t’i përgjigjemi pozitivisht çdo gjëje që kërkohet për nevojat reale të qytetarëve tanë gjegjësisht pacientëve”, tha Maja Manoleva – zëvendësministre e Shëndetësisë.

Ky spital është i dyti më i madh në vend dhe trajton pacientë me sëmundje të rënda të zemrës nga e gjithë pjesa jugperëndimore e vendit, shpesh nga qytete të tjera dhe nga Shqipëria. Qendra mbulon territor me më shumë se 350.000 banorë, çdo vit kryhen mbi 2500 ndërhyrje dhe çdo ditë kryhen mbi 120 kontrolle specialistike.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT