Presidenti Agim Ademi pati një takim pune me presidentin e Federatës së Holandës, Frank Paauw, sot në Tiranë

Ky takim kishte për qëllim kryesor bashkëpunimin e FSHF-së dhe FFK-së me Federatën Holandeze në projekte zhvillimore dhe shkëmbimin e përvojave në futboll.
Në kuadër të punës për zhvillimin e sportit dhe shkëmbimin e përvojave, në këtë takim u shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit në disa projekte të rëndësishme. Ky bashkëpunim synon të sjellë përfitime të shumta për futbollin në Kosovë, me fokus të veçantë tek të rinjtë dhe futbolli i vajzave.
Një nga aspektet kryesore të diskutimit ishte organizimi i ndeshjeve miqësore mes të rinjve të të dy vendeve, duke krijuar mundësi për talentet e reja që të fitojnë përvojë ndërkombëtare dhe të zhvillohen profesionalisht.
Po ashtu, një pikë kyçe e marrëveshjes së bashkëpunimit është dërgimi i trajnerëve nga Kosova në klubet holandeze për të shkëmbyer përvoja dhe për të mësuar nga modelet më të avancuara të futbollit.
Gjithashtu, u dakordua edhe për shkëmbimin e gjyqtarëve në kampionatet elitare, meqë Kosova aktualisht ka 16 gjyqtarë me stemën e FIFA-s.
Gatishmëria e presidentit të Federatës Holandeze të Futbollit për bashkëpunim është një vlerë e shtuar në rrugën drejt zhvillimit dhe avancimit të futbollit në Kosovë dhe Shqipëri.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights