Presidenti i La Ligas për regjistrimin e Olmos: Ku është tani Real?
Këshilli i Lartë Sportiv (CSD) vendosi në favor të Barcelonës dhe lejoi regjistrimin përkohësor të Dani Olmos dhe Pau Viktor. Vendimi i papritur u mor dje, pas refuzimit të regjistrimit nga La Liga dhe Federata e Futbollit të Spanjës për të dy lojtarët, por është vetëm përkohësor.
Në fakt, Barcelonës iu njoh e drejta e ankimimit, që do të thotë se vendimi përfundimtar do të merret pas shqyrtimit të ankimimit, me afat tre muaj. Atëherë regjistrimi mund të mbetet në fuqi ose gjithçka do të kthehet në gjendjen e mëparshme dhe Barcelona do të mbetet pa Olmo dhe Viktor deri në fund të sezonit.
Mediat spanjolle shkruan se presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ishte në stadiumin e Xhedas, Arabinë Saudite, (para ndeshjes mes Atletikut dhe Barcelonës, në të cilën katalanasit fituan 2:0), kur mori vesh se Olmo dhe Viktor do të regjistroheshin.
Pas gëzimit fillestar, thuhet se ai shpejt u zemërua dhe fyeu anëtarët e bordit të drejtuesve të Federatës së Futbollit të Spanjës (RFEF). Ai i quajti “pa turp,” “frikacakë” dhe “të frikësuar” për mos miratimin më herët të regjistrimit të lojtarëve të tij.