Prishtinë, Kurti: Pensionet nga nëntori do të rriten për 20 përqind

Ndërkaq për kategoritë e luftës nga janari i vitit të ardhshëm po ashtu për 20 përqind

Në një konferencë për shtyp, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nga muaji i ardhshëm, Qeveria e Kosovës, ka vendosur që të rriten pensionet për 20 përqind.

 

 

Ndërkaq për kategoritë e luftës nga janari i vitit të ardhshëm po ashtu për 20 përqind.

 

 

“Sot kam kënaqësi të iu jap një lajm të mirë të gjithë pensionistëve. Duke filluar nga ky muaj tetor 2024 do t’i rrisim për 20% të gjitha pensionet: Pensioni bazik i moshës, pensioni kontributppagues i plotë dhe parcial, i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe të rritur, për personat e verbër, për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, pensioni familjar, invalidor i punës dhe pensioni i parakohëshëm për punëtorët e “Trepçës”, ka thënë Kurti.

 

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights