Prokuroria kërkon paraburgim për ish-ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi

Prokuroria ka kërkuar një masë paraburgimi prej 30 ditësh për ish-ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Beqteshi, si dhe për disa zyrtarë të tjerë të lartë nga Ministria e Ekonomisë, bëjnë të ditur burime nga hetimi.

Përfshirë në kërkesën për paraburgim janë edhe sekretarja shtetërore, Razmena Çekiç Durloviç, dhe drejtori Beqim Haxhiu. Këta janë personat e parë për të cilët është hapur hetimi dhe është kërkuar paraburgimi për 30 ditë nga një grup më i madh, ku deri tani janë mbi 20 të dyshuar.

Më herët, një masë e tillë paraburgimi u kërkua vetëm për shtatë punonjës policie të dyshuar për këtë çështje. Gjithashtu, janë paraqitur në gjykatë edhe tre ish-kryetarë të komunës së Koçanit.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights