Protesta për siguri dhe përgjegjësi pas tragjedisë në Koçanë

Pas tragjedisë që mori 59 jetë në Koçanë, nisma “Kush e ka radhën?” ka paralajmëruar një marsh proteste për të hënën më 24 mars në Shkup. Marshi me moton “Mjaft ishim ne, tani radhën e ka sistemi” do të nisë në orën 18:59 nga Sheshi “Maqedonia”.

Në të njëjtën ditë, Kuvendi i Pavarur i Studentëve të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup ka thirrur një plenum në kampusin e universitetit në orën 13:00, duke kërkuar mbrojtjen e autonomisë studentore.

Ndërkohë, në Tetovë, nisma “Zero” do të organizojë një protestë në ora 12:30, ku para Gjykatës së Tetovës do të kërkohet rigjykim për tragjeditë e ndodhura, duke përfshirë atë të spitalit modular.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights