Protesta të dhunshme në Tiranë, opozita vendos flakën pemës së kryeministrisë dhe djegin kazanëve të plehrave
Protestës i është bashkuar, edhe Ilir Meta
Protesta e organizuar nga opozita sot në Tiranë, ka eskaluar për shkak se protestuesit kanë vendosur flakën pemës së kryeministrisë dhe kanë djegur kazanët e plehrave, por që të njëjtat janë shuar nga zjarrfikësit.
Ndërkaq pas tentimit të goditet selia e PS-së me gurë dhe ti vendoset flaka, policia ka reaguar ashpër gjë që ka bërë që protestuesit të shkojnë në institucione tjera për të protestuar.
Protestës i është bashkuar, edhe Ilir Meta.
Ditën e sotme, opozita na zbritur në shesh dhe po proteston pas burgosjes së deputetit demokrat Ervin Salianji. Meta tha për gazetarët se qeveria është e frikësuar nga denocimet që i ka bërë opozita. Ai shtoi se protestat do të vijojnë deri në arritjen e objektivave të vendosura nga opozita dhe deri në largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.