Protestat e opozitës në Shqipëri, me bomba molotovi nëpër institucione

Pak para përfundimit të protestës, demonstruesit tentuan të mblidhen para ndërtesës së Kuvendit

Dhjetë oficerë policie u plagosën të hënën në Tiranë pasi mbështetësit e partisë kryesore opozitare hodhën kokteje molotov, mjete piroteknike dhe objekte të tjera në ndërtesat institucionale gjatë protestave për burgosjen e ligjvënësve të partisë.

Mbështetësit e partisë opozitare të Shqipërisë, Partisë Demokratike (PD), hodhën mjete shpërthyese në drejtim të kryeministrisë dhe disa ndërtesave të tjera.

Pak para përfundimit të protestës, demonstruesit tentuan të mblidhen para ndërtesës së Kuvendit, por policët duke hedhur gaz lotsjellës penguan grumbullimin.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të djathtë, Fljamur Noka, në fund të protestës tha se ky ishte hapi i parë i mosbindjes civile.

Ai tha se protesta i dërgoi mesazh kryeministrit shqiptar Edi Rama se duhet të pranojë kërkesën e opozitës për qeveri teknike, në të kundërt nuk do të ketë paqe.

Ne do të jemi çdo ditë në aksion”, tha Noka.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights