Punë edhe pas pensionimit
Gjithnjë e më shumë evropianë punojnë edhe pasi zyrtarisht të kenë kaluar kufirin e moshës për pensionim.
Sipas të dhënave të Eurostat-it, përqindja më e lartë e të punësuarve mbi moshën 65 vjeç është në Islandë, madje 22%.
Më pas vijnë shtetet baltike dhe Irlanda. Në Estoni, për shembull, 17.6% e njerëzve mbi moshën 65 vjeç ende punojnë. Në Letoni 14.5%, ndërsa në Irlandë 14%.
Interesi më i ulët për të punuar pas moshës së pensionimit është në Rumani, Spanjë dhe Kroaci, ku punojnë vetëm midis 2.2% dhe 3.6% e qytetarëve të moshuar.
Kjo, sipas Eurostat-it, është rezultat i dëshirës për të punuar, por edhe për shkak të mungesës së parave. Gati dy të tretat e njerëzve që kanë vazhduar të punojnë ose kanë deklaruar se kënaqen në punën e tyre dhe duan të jenë produktivë, ose e kanë bërë këtë për nevoja financiare.
Danezët, holandezët dhe italianët vazhdojnë të punojnë kryesisht sepse kënaqen në atë që bëjnë. Pasiguria financiare është arsyeja kryesore në vendet më të varfra evropiane, si Qipro, Rumania dhe Bullgaria.