Qarkorja Trebosh – Neproshten gati në tetor, lehtëson trafikun në Tetovë dhe lidh Korridorin 8

Qarkorja Trebosh – Neproshten, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor me gjatësi prej 5.3 km, pritet të hyjë në funksion gjatë muajit tetor të këtij viti. Zv. drejtori i NP “Rrugët Shtetërore të Maqedonisë së Veriut”, Nazim Taipi, bashkë me inxhinierët dhe mbikëqyrësit, inspektoi nga afër punimet që po zhvillohen me intensitet të lartë.
Kjo qarkore do të lehtësojë ndjeshëm trafikun rrugor, duke ndikuar pozitivisht në lëvizjen e mjeteve në Qytetin e Tetovës dhe duke siguruar një lidhje të drejtpërdrejtë me Korridorin 8 për shumë vendbanime të Komunës së Zhelinës dhe Tearcës. Punimet po realizohen nga NP “Rrugët Shtetërore” dhe përfundimi i projektit është planifikuar për tetor 2025.