Qeveria e re e Austrisë bën betimin para presidentit Van der Bellen

Austria ka formuar qeverinë e re, e cila sot bëri betimin para presidentit Alexander Van der Bellen. Kabineti qeveritar përbëhet nga një koalicion mes Partisë Popullore Austriake (ÖVP), Partisë Socialdemokrate (SPÖ) dhe partisë liberale NEOS. Kristian Stocker nga ÖVP do të jetë kancelar, ndërsa Andreas Babler nga SPÖ do të mbajë postin e zëvendëskancelarit.
Koalicioni trepalësh u arrit pas muajsh negociatash, pasi partia e ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë së Austrisë (FPÖ), që fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e shtatorit, nuk arriti të formojë qeverinë. Qeveria e re synon forcimin e politikave të migracionit, uljen e taksave për shtresën e mesme dhe vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën në kuadër të politikave të BE-së.
Pas negociatave të dështuara mes FPÖ dhe ÖVP, NEOS vendosi të bashkohej me ÖVP dhe SPÖ për të formuar qeverinë e re. Kjo shënon një zhvillim të rëndësishëm politik në Austri, duke e lënë FPÖ-në në opozitë pavarësisht fitores në zgjedhje.