Qytetarët hedhin mbetjet inerte në rrugë, ndërkohë komuna e Tetovës ofron bartjen e tyre falas
Ditë më parë, Komuna e Tetovës, me anë të njoftimit bëri të ditur se qytetarët mbetjet inerte mos ti hedhin në rrugë por të paraqiten në numrin e telefonit me cka punëtorët e NPK-së do ti bartin.
Por sic duket ky apel i Komunës së Tetovës ka hasur në vesh të shurdhur dhe një pjesë e madhe e qytetarëve nuk respektojnë këtë vendim.