Ramadani: Populli e njeh mirë “Frontin me dezertorë”!

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar se populli tanimë i njeh mirë figurat dhe të bëmat e “Front me dezertorë”. Sipas tij, opozita shqiptare sa më shumë që tentojnë të inskenojnë skenarë, aq më shumë po iu shtohen “non gratat”.

“Mashtrimi i radhës i të ashtuquajturit ‘Front me dezertorë’ nuk kalon! Populli i njeh mirë figurat dhe të bëmat e tyre – loja e tyre është zbuluar prej kohësh. Sa më shumë që tentojnë të inskenojnë skenare të rreme, aq më shumë po shtohen ‘non gratat’.  Për pushtet nuk kanë turp as të koalicionojnë me “Levicën” në qytetin e Shkupit, një parti që deri dje e shpallnin si të papranueshme dhe të dëmshme për shqiptarët! Ne nuk do të lejojmë që lojërat e vjetra të vazhdojnë. E vërteta është e qartë dhe asnjë shpifje nuk mund ta mbulojë atë. Shkarkimet pa baza dhe manipulimet ishin mjeti i tyre për të mbajtur pushtetin, por ajo epokë ka mbaruar! Zëri i drejtësisë dhe i së vërtetës do të triumfojë mbi këtë mjegull të shpifjeve politike! Kjo është ora e fundit e mashtrimeve! Koha për përgjegjësi dhe përballje me të vërtetën çdo ditë e më shumë po afron!”, ka shkruar Blerant Ramadani, Sekretar gjeneral i ASh.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights