Ramadani: Vendimi i Gjykatës nuk pasqyron realitetin e procesit demokratik
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, ka reaguar në lidhje me vendimin e fundit të Gjykatës Themelore të Tetovës. Ramadani ka shkruar se ky vendim, i bazuar në interpretime të njëanshme dhe të shtrembëruara të provave, nuk pasqyron realitetin e procesit demokratik dhe të vërtetën që ne e kemi dëshmuar me dokumente autentike e të noterizuara.
“Arben Taravari është dhe do të mbetet kryetari legjitim i Aleancës për Shqiptarët, një fakt i pamohueshëm dhe i mbështetur nga shumica absolute e anëtarëve të partisë sonë. Ne kemi besim të plotë te drejtësia dhe te Gjykata e Apelit si instanca e fundit gjyqësore për këtë çështje. Jemi të bindur se ky institucion do të respektojë ligjin, të vërtetën dhe vullnetin e anëtarësisë sonë duke vulosur përfundimisht të drejtën e Arben Taravarit si udhëheqës legjitim i Aleancës për Shqiptarët”, ka shkruar Taravari.
Aleanca për Shqiptarët, siç ka shkruar Ramadani, mbetet e bashkuar, e fortë dhe e palëkundur në përpjekjet e saj për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
“Drejtësia vonon, por kurrë nuk harron”, nënvizoi Ramadani.
https://www.facebook.com/share/p/18ayjUVvUD/