Reagimi i Vengut për marrëveshjen e mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, e cilësoi marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë si një bashkëpunim të natyrshëm mes tre shtetesh sovrane. Sipas tij, ky bashkëpunim synon rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe mbështetjen e integrimit të Kosovës në mekanizmat rajonalë.

Vengu gjithashtu kritikoi politikën e Serbisë për mungesë bashkëpunimi rajonal, duke theksuar se kjo qasje e pengon atë në konsultimet shumëpalëshe. Ai nënvizoi se Shqipëria nuk ka precedentë marrëveshjesh të fshehta në dëm të fqinjëve, dhe shprehu gatishmërinë për të publikuar marrëveshjen e nënshkruar.

Marrëveshja u nënshkrua më 18 mars në Tiranë pas takimit të ministrave të mbrojtjes nga Shqipëria, Kosova dhe Kroacia.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights