Rënia e lindjeve dhe rritja e divorceve, tendenca shqetësuese në Maqedoninë e Veriut

Sipas statistikave të Entit Shtetëror të Statistikave me titull “Lëvizja natyrore e popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut në katërmujorin e katërt të vitit 2024 – të dhëna paraprake”, po ndodhin ndryshime të mëdha në popullsinë e Maqedonisë.

 

Numri i foshnjave të lindura në katërmujorin e katërt të vitit 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ka pësuar një rënie prej 4.2% dhe arrin në 3,968 lindje. Numri i personave të vdekur është gjithashtu ulur me 1.0% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në 5,174 vdekje, përfshirë 10 foshnja të vdekura. Rritja natyrore është negative dhe arrin në -1,206, që do të thotë se numri i lindjeve është më i vogël se ai i vdekjeve.

 

Në këtë katërmujor, është regjistruar një rënie prej 14.7% të martesave krahasuar me vitin e kaluar, duke arritur në 2,430 martesa. Po ashtu, janë regjistruar 601 divorc, një rritje prej 23.9% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights