Renzi: Të mos i shpenzojmë paratë kot, kampin Gjader ta bëjmë burg për shqiptarët e dënuar në Itali
Ish-kryeministri italian Matteo Renzi ka propozuar një zgjidhje të pazakontë për përdorimin e kampit Gjader në Lezhë. Në një deklaratë të fundit, Renzi ka sugjeruar që qendra e migrantëve në Shqipëri të shndërrohet në një burg për shqiptarët e dënuar në Itali, që kanë pasaporta shqiptare.
“Së bashku duhet të ndalojmë shpenzimin e kotë të parave të italianëve. Ne mund ta shndërrojmë kampin e emigrantëve në Shqipëri në një burg për të dënuarit shqiptarë që aktualisht janë në Itali,” tha Renzi.
Ai, në emisionin shqiptar “Piranjat”, tha se për këtë çështje do të diskutohet. Gjatë emisionit u zbuluan edhe detaje mbi kushtet e punës dhe jetesës së policëve italianë që shërbejnë në Shqipëri.
Duke kritikuar kundërshtarët e tij politikë, Renzi theksoi: “Të tjerët vetëm kritikojnë dhe përdorin slogane; ne ofrojmë alternativa konkrete. Çfarë mendoni, a do të na dëgjojnë këtë herë?”
Propozimi i Renzi pritet të ngjallë shumë debate, si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali, pasi prek tema të ndjeshme si emigracioni dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.