Ronaldo ka edhe dy qëllime: Të parin e mori si ide nga LeBron, i dyti është të shënojë 1000 gola

Cristiano Ronaldo (39) do të mbahet mend si një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit.

Në karrierën e tij të shkëlqyer, fituesi pesë herë i “Topit të Artë” ka fituar gjithçka që mund të fitohet me klubin, dhe me përfaqësuesen portugeze ka qenë kampion evropian. Ai ka kaluar kufirin e 900 golave të shënuar dhe ka të paktën edhe dy qëllime të mëdha.

Ronaldo dëshiron të bëhet futbollisti i parë në histori që ka shënuar 1000 gola në ndeshje zyrtare. Ky është njëri nga qëllimet e tij. Synimi tjetër është ai që LeBron James e pati këtë vit, e që është të luajë me të birin. James e realizoi këtë në NBA kur Bronny hyri në parket pranë tij. Ronaldo do të donte të qëndronte në fushë mjaftueshëm gjatë për të pritur që t’i bashkohet djali i tij, Cristiano Junior (14). Ai aktualisht është në akademinë e futbollit të Al Nassr, klubit për të cilin Ronaldo po shënon gola, raporton “Index”.
Këtë e zbuloi Rene Meulensteen, trajner që një pjesë të karrierës e kaloi te Manchester United, ndërsa puna e tij e fundit ishte ndihmëstrajner te Australia.
“Ai e dëshiron këtë 100 për qind. Ndoshta kjo është motivimi i tij për të vazhduar. Kam thënë shumë kohë më parë, ai nuk do të largohet si një qiri që ngadalë shterohet, por ka një moment për të gjithë kur diçka ndodh dhe ju afroheni fundit, pavarësisht nëse e dëshironi apo jo! Por ai është në formë, kujdeset për veten dhe do të vija bast se ai do të donte të luante me të birin e tij”, tha Meulensteen.
Ronaldo ka shënuar gola për klubet më të mëdha evropiane dhe ka thyer një numër të madh rekordesh në futboll. Ai është golashënuesi më i mirë në histori (910 gola në 1247 ndeshje sipas Transfermarkt). Ai ka shënuar për Real Madrid, Manchester United, Juventus…

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights