Rritja e papunësisë në BE në nivel mujor

Në dhjetor të vitit të kaluar, norma e papunësisë në BE ishte 5,9%, që paraqet një rritje krahasuar me 5,8% të regjistruar në nëntor, ndërsa në zonën e euros kjo normë ishte 6,3%, gjithashtu duke shënuar një rritje prej 0,1 pikë përqindje krahasuar me muajin e kaluar, njoftoi Shërbimi Statistikor Evropian – Eurostat.

Në nivel vjetor, norma e papunësisë në dhjetor është ulur për 0,1 pikë përqindje në BE dhe për 0,2 pikë përqindje në zonën e euros. Në dhjetor 2023, norma e papunësisë në BE ishte 6,0%, ndërsa në zonën e euros ishte 6,5%.

Sipas vlerësimeve të Eurostat, në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, në BE kishte 12.978 milionë të papunë, nga të cilët 10.830 milionë ishin në zonën e euros. Krahasuar me nëntorin 2024, numri i të papunëve në nivel të BE-së është rritur me 94.000, ndërsa në zonën e euros me 96.000. Në nivel vjetor, numri i të papunëve në fund të vitit të kaluar është ulur me 261.000 në BE dhe me 266.000 në zonën e euros.

Kur bëhet fjalë për të rinjtë të papunë nën moshën 25 vjeç, numri i tyre në BE ishte 2,927 milionë, ndërsa në zonën e euros 2,359 milionë. Kjo do të thotë se norma e papunësisë mes të rinjve në totalin e popullsisë të papunë në BE në dhjetor ishte 15%, që përbën një ulje nga 15,2% e regjistruar në nëntor. Në zonën e euros, kjo normë është ulur në 14,8% nga 14,9% që ishte regjistruar në nëntor 2024.

Në vlerë nominale, numri i të rinjve të papunë është ulur me 9.000 në nivelin e BE-së dhe me 18.000 në zonën e euros.

Mes grave në BE, norma e papunësisë në muajin e kaluar ishte 6,1%, ndërsa mes burrave 5,7%, dhe ka mbetur e pandryshuar në nivel mujor në të dyja kategoritë. Në zonën e euros, norma e papunësisë mes grave ishte 6,5%, që përbën një rritje nga 6,4% nëntorin e kaluar, ndërsa mes burrave, norma e papunësisë ishte 6,1%, e pandryshuar nga muaji i kaluar.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights