Rritja e shportës së sindikatës: Duhen mbi 1000 euro për të “kaluar” muajin
Sipas të dhënave të Unionit të Sindikatave të Maqedonisë, nëse një familje merr me qira një banesë prej 60 metrash katrorë, i nevojiten 77.396 denarë.
Pjesa më e madhe e shumës shkon për ushqim dhe pije – 22.678 denarë. Shpenzimet për arsim janë 7.036 denarë, më pas janë shpenzimet për qira, ujë, rrymë dhe ngrohje, të cilat arrijnë pak më shumë se 6.000 denarë.
Për veshmbathje dhe këpucë, sipas strukturës së re të shportës minimale, janë ndarë 5.659 denarë, më pas janë shpenzimet e transportit prej 4.727 denarë dhe 4.458 denarë për rekreacion dhe kulturë.
Pas kësaj vijojnë shpenzimet për restorante dhe hotele – 3.890 denarë, komunikim – 3.417 denarë, higjiena personale dhe mirëmbajtja e higjienës në shtëpi – 1.900 denarë, shëndetësia – 1.135 denarë dhe 1.100 denarë për shërbime dhe mallra të tjera.