Tuesday, May 21, 2024
spot_img

Sali: Ali Ahmeti i ka mbledhur të gjithë horrat në oborrin e tij‼

 

Kandidati i VLEN-it, në Njësinë e Parë Zgjedhore, Bekim Sali, u pyet edhe për bashkimin e rivalëve të dikurshëm të përbetuar në një koalicion, ndërsa tha se Ali Ahmeti i ka mbledhur të gjitha horrat në oborrin e tij.

“Ata në mënyrë shumë artificiale mundojnë ta funksionalizojnë atë koalicion. Por, sovrani, votuesi i kujtohen të gjitha akuzat që janë bërë për njëri tjetrin, për fat të keq paturpëesiht i shohim bashkë duke ngritur duart, përshëndetur njëri tjetrin, duke menduar se kjo është një film i cili mund të fshihet e kaluara dhe prej sot fillojmë një episode të re të skenës politike”, deklaroi Bekim Sali.

Ai rikujtoi vetëm akuzën e Zijadin Selës për Ali Ahmetin se ai ka marrë pjesë në inskenimin e vrasjes së tij, që është, sipas tij, një fatkeqësi shumë e madhe.

“Nuk e kam të qartë fare se për çfarë integrime do të flasin këto njerëz të cilët kanë akuzuar njëri tjetrin edhe për vrasje”, tha më tej Bekim Sali, i cili garon i dyti në Zonën Zgjedhore Numër Një nga koalicioni VLEN.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT