Sedat Bislimi, së bashku me deputetin e zonës, zhvilluan një takim në konakun e Agës Osman në Moranë, ku u pritën nga shumë të rinj dhe anëtarë të ekipit të tij.
Gjatë bisedës, Bislimi dëgjoi nga afër problemet që përballen banorët e Moranës dhe prezantoi vizionin për zhvillimin kulturor të zonës.
Në programin e tij për mandat katërvjeçar është parashikuar ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës, një hapësirë multifunksionale ku të rinjtë e talentuar në art, muzikë dhe trashëgimi kulturore do të kenë mundësi të zhvillohen dhe të shprehin kreativitetin. Projekti do të realizohet përmes bllok-dotacioneve dhe projekteve kapitale të ministrisë.
“Ne besojmë se Morana meriton më shumë, dhe këtë ‘më shumë’ do ta sjellim bashkë!” – tha Bislimi.
✍️ Një zë, numri 7.