Sela porosi Mickoskit: Thirni mëndjes, mos e prekni gjuhën shqipe, ajo do të rrezistojë siç ka rrezistuar 8 mijë vite
Sela porosi Mickoskit: Thirni mëndjes, mos e prekni gjuhën shqipe, ajo do të rrezistojë siç ka rrezistuar 8 mijë vite
Kur jemi te tema e gjuhës, gjatë kohë u morën që nuk do të cënohet gjuha shqipe, vetëm tre nene të ligjit janë ato të cilët do të hiqen. Dhe doli e vërteta, që në pyetje është komplet ligji për përdorimin e gjuhëve. Thanë që këto tema sa i përket gjuhës shqipe deri sa janë ata aty, nuk do të preket gjuha shqipe, por në anën tjetër nëpërmjet gjykatësve kushtetues u bë me dije që komplet ligji është në pyetje, jo vetëm tre nene të ligjit për tu abroguar. E kur jemi te kjo temë thonë që Gjykata Kushtetuese është ajo që bën këtë gjë, por doli e vërteta që iniciativa për abrogimin e ligjit për përdorimin e gjuhës na kish qenë e VMRO-DPMNE-së dhe ne këtë e kemi dijt dhe e kemi bërë publike.
Një apel Qeverisë, Hristijan Mickoskit, është mëse e vërtetë që s’është në pyetje Gjykata Kushtetuese, por është iniciativa juaj për tu prek te gjuha shqipe. Thirni mëndjes dhe mos e prekni gjuhën shqipe, gjuhë e cila nga burime arkeologjike dhe zbulimet e bëra daton mbi 8 mijë vite këtu në këto troje. Dhe kur ju ta bëni të paktën nji të shtatën e këtyre 8 mijë viteve në këto troje, atëherë mund të flasim në lidhje me gjuhën shqipe. Dhe bashkë me këtë gjuhë, në këto troje, kanë qenë gurrë të mbirë, jo të hedhur nga diku edhe shqiptarët. Kanë rrezistuar me mijëra vite e s’po ju rrezistokan ju për këto 5-6 muaj qeverisje të cilat po i bëni ose unë nuk e dij edhe sa qeverisje të tjera do të rrezistojnë.