ShA Mepso dhe ShA ESM punojnë bashkë në zhvillimin e rrjetit të transmetimit dhe integrimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë

Në takimin e sotëm koordinues, udhëheqësia e ShA MEPSO dhe ShA ESM harmonizuan strategjitë për zhvillimin e infrastrukturës elektrotransmetuese dhe mundësitë për integrimin e kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme.
Në drejtim të forcimit të rrjetit të transmetimit dhe sigurimit të stabilitetit dhe besueshmërisë më të madhe, ShA MEPSO prezantoi projekte me fokus të veçantë përshtatjen dhe zgjerimin e kapaciteteve të infrastrukturës transmetuese për burime të reja prodhuese të energjisë dhe ndërtimin e objekteve për ruajtjen e energjisë, ndërsa ShA ESM prezantoi planet për zgjerimin e portofolit të prodhimit.
Në takim u shkëmbyen informacione lidhur me përpjekjet që po bëhen për ndërtimin e linjave të reja të transmetimit, stacioneve të reja të transformatorëve dhe aplikimin e teknologjive të avancuara që do të përmirësojnë efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e të gjithë sistemit elektroenergjetik.
Të dy kompanitë ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit dhe dinamizimin e aktiviteteve për realizimin e projekteve të planifikuara me të vetmin qëllim për t’iu përgjigjur sfidave të ardhshme në fushën e energjisë dhe për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm dhe të besueshëm të sektorit energjetik në vend.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights