Shaqiri: Ligji për përfaqësim të drejtë së shpejti do të jetë në duar të deputetëve
Deputeti nga Koalicioni VLEN, Rijad Shaqiri, në një intervistë për TV21, ka folur rreth ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Ai tha se ligji do të jetë së shpejti në opinion dhe do të mbrojë përfaqësimin e etniteteve. Shaqiritha se përveç përfaqësimit të drejtë dhe adekuat do të kthehet edhe meritokracia në institucione shtetërore.
“Është më mirë që një ligj të përpunohet më gjatë se sa të ketë ligj që në vazhdimësi do të ketë ndryshime. Me këtë ligj, shqiptarët do të jenë të përfaqësuar në të gjitha institucionet e shtetit edhe në ato institucione që kanë qenë të paprekur për shqiptarët. Nuk mund të ketë emër shqiptar Dragan apo emër maqedonas Eroll e Rijad. Çështja e meritokracisë është se duhet të vendosim një standard dhe është për të ardhur keq ku kemi student që arrijnë mestarë të lartë, ndërsa ata studentë janë fëmijë të prindërve që nuk kanë bagazh politik dhe ata fëmijë mbetën të pa përfshirë. Fundja ne këtu duhet të vendosim një stop dhe ata student duhet të rrinë këtu”, tha Shaqiri.
Ai shtoi se edhe fëmijët tanë duhet ta kuptojnë se duhet të angazhohen për t’u avancuar dhe për të punuar.