Shfuqizimi i ligjit për gjuhët e pakicave, si fuqizim i linjës nacionaliste të komitëve!

Paralajmërimi i premierit Micko tre muaj më parë kur tha se do të kemi shfuqizimin e ligjit për gjuhët pasi nuk është i përputhshëm me kushtetutën, në të vërtetë është ligji për gjuhët e pakicave ku përfshinë edhe gjuhën shqipe bashkë me jevgjerishten por jo maqedonishten e Mickos, i cili duhet fshirë në tërësi gjuhën shqipe nga ajo pako denigruese.

Pra, edhe si i tillë ky ligj është inferior karshi maqedonishtes si ligj që e kanë miratuar subjektet politike shqiptare, si ligji për gjuhët e që ata në kllapa e quajnë ligj për gjuhën shqipe, ku nuk bën pjesë maqedinishtja e cila ka status të vecantë në kushtetutë si gjuhë zyrtare e e “drzhavës Severna”!

Ndaj, shfuqizimi i këtij ligji nuk duhet t’i shqetësoj shqiptarët përkundrazi, shqiptarët dhe subjektet politike e kanë rastin për të kërkuar me çdo kusht ndryshimet kushtetuese dhe heqjen e nofkës së 20 përqindëshit nga kushtetuta, si detyrë kombëtare e rimëkëmbjes së identitetit kombëtar.

Por, kjo është rruga e vështirë e partiçkave tona politike, pasi ata me fshirjen e nofkës së 20 % në kushtetutë do të humbasin privilegjet e pushtetit dhe nuk duan të bien në sy si parti nacionsliste para padronëve të tyre, por duan të duken si të moderuara, vasale dhe servile të pushtetit.

Kjo duhesh të ishte nisma e ndryshimeve kushtetuese dhe jo mbrojtja e asaj paçavures që barazon shqipen me gjuhët e pakicave si jevgjërishtja dhe turqishtja në grupin e gjuhëve të pakicave.

Zhurmat e partive politike shqiptare për gjoja zhbërjen së gjuhës shqipe me shfuqizimin e ligjit për gjuhët e pakicave e cungon edhe më tej gjuhën shqipe edhe ashtu të cunguar me emërtimin përdhosës në kushtetutë si gjuhë e 20%, për të cilën subjektet tona politike nuk janë shqetësuar për dy dekada se me kushtetutë përdhoset identiteti ynë gjuhësor, por përkundrazi, vazhdojnë të vajtojnë prej disa ditësh ligjin e kategorisë së dytë, ku bën pjesë gjuha shqipe si gjuhë në grupin gjuhëve të pakicave!

Nisma e nënshkrimit të peticionit nga ana e të paktën 250 intelektualëve shqiptarë është e padobishme dhe në adresë të gabuar, ku duhej të ishte memorandum ndaj partiçkave shqiptare dhe ndaj qeverisë koalicionit për hapjen e kushtetutës dhe heqjen e nofkës së turpit dhe barazimin e shqipes me maqedonishtes!

Ku ishit deri dje ju koxha intelaktualë shqiptarë që kishit lexuar MO me syze miopi dhe nuk kundërshtonin termin perdhosës të gjuhës së 20%, ndërsa sot kërkoni të mos preket ligji për gjuhët e pakicave që barazon shqipen me turqishten dhe jevgjërishten, në të cilën nuk bën pjesë maqedonishtja si gjuha e supremacisë së shtetit dhe të pushtetit?

Jo zotërinj intelektualë, çirakë dhe argatë të partiçkave politike politike, gjuha shqipe nuk mbrohet me ligjin e përdorimit të gjuhëve të pakicave, por me shlyerjen e nofkës së 20% në kushtetutë dhe përmirësim të nenit që do ta gradonte gjuhën shqipe si të barabartë me maqedonishten dhe asgjë më pak se aq.

Ndaj, zotërinj intelektualë gjumashë të fjetur apo çirakë dhe argatë të partive politike, reflektoni për një çast dhe mendoni për së mbari se cila është e drejtë mes përcaktimit në kushtetutë si gjuhë shqipe dhe gjuhë e shifrës së 20 % dhe ligjit për pakicat që pretendoni se barazon shqipen me maqedonishten!
Ndaj, mos bëni ato proçka që bënë partitë politike me gjuhën shqipe dhe statusin inferior të shqiptarëve, por dilni dhe thoni me zë të lartë se mbrojtja e këtij ligji do të thotë të mbrosh inferioritetin që na barazon ne shqiptarët në një pako me pakicat e tjera si turqit, romët, serbët, boshnjakët etj., dhe nuk na trajton si komb autokton den baba den në këto troje me gjuhë dhe kulturë nga më të lashtët të gadishullit Ilirik.

Nga ana tjetër kemi subjektet tona politike që e kanë votuar ligjin e famshëm të përdorimit të gjuhëve të pakicave para 6 vitesh, i cili si i tillë nuk ja vlen të mbrohet pasi nuk gjen zbatim të përdorimit të saj si maqedonishtja.
Ky ligj nuk gjen përdorim as në zhvillimin e seancave gjyqësore në komunat me shumicë shqiptare, ku pala akuzuese dhe i akuzuari janë shqiptarë por, procesi duhet të zhvillohet në maqedonisht.
Gjuha shqipe nuk mund të shkruhet në dokmentet të ndryshme zyrtare të Noterisë dhe të bankënotave.

Gjuha shqipe nuk mund të gjej zbatim në mbishkrimet e uniformave të ushtrisë dhe policisë, ku në to nuk mund të shkruhet edhe në shqip por vetëm maqedonisht.
Atëherë si qënkësh ky ligj për gjuhën shqipe si ligj që garantuaka përdorimin zyrtar të saj në të gjitha institucionet, duke filluar nga komuna deri në ato në nivel republikan kur ligji në fjalë e kufizon përdorimin e gjuhës shqipe?

Përse duhet mbrojur një ligj që kufizon përdorimin e gjuhës shqipe dhe nuk kërkohet hapja e kushtetutës dhe ndryshimi i nenit që përdhos gjuhën shqipe me emërimin e turpit si gjuhë e shifrave?

Deri më sot, shqiptarët nuk kanë patur një parti të shqiptarëve për shqiptarët që të guxojnë t’i thonë bllokut maqedon se: Pa ndryshimin dhe heqjen e nofkës së turpit të 20 % nga kushtetuta ne nuk do të marrim pjesë në qeveri të koalicionit as në parlament, dhe se do ta bojkotojmë parlamentin dhe qeverisjen lokale, duke ushtruar të drejtën e mosbindjes civile derisa do të kuptoni se “drzhava Severna” nuk mund të ec më përpara mbi kurrizin e shqiptarëve dhe me paterica tona pa barazinë e plotë mes dy kombeve!

Kjo është rruga e sakrificave të mëdha, e përballjes dhe e konfrontimit me bllokun maqedon për barazi të plotë mes dy kombeve, gjë që partiçkat tona si nga pozita poashtu dhe nga opozita hezitojnë të përballen, për faktin e thjesht sepse ata kanë pranuar servilizmin dhe vasalitetin para despotëve maqedonë në krye të ekzekutivit të cilitdo që vjen në pushtet, ku për hir të leverdive financiare dhe të favoreve të pushtetit por edhe të atyre karrieriste kanë sakrifikuar interesat kombëtare.

Subjektet tona politike shqiptare (shqiptare u thënçin) nuk morën kurrë guximin që t’i shprehin pakënaqësinë e shqiptarëve për pabarazinë dhe përdhosjen e identitetit kombëtar të kombit shqiptar se :Ju zotërinj të pushtetit ashtu siç kërkoni nga Bullgaria t’ua njoh identitetin tuaj gjuhësor dhe kombëtar si maqedonë, këtë të drejtë legjitime të identitetit gjuhësor dhe kombëtar ia mohoni shqiptarëve në kushtetutë!

Mbase një ditë do të kemi fatin të kemi një forcë politike shqiptare të shqiptarëve për shqiptarët!

Medai Shaholli

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights