Shkëndija-Brera luhet të hënën, gjysmëfinalet e Kupës në prill

Shkaku i Fitër Bajramit, FFM vendos që ndeshjet e xhiros së 25-të të luhen të hënën (31 mars). Datat 9 dhe 23 prill janë caktuar për gjysmëfinalet e Kupës, derisa shorti për dyshet rivale hidhet në javën e pare të muajit prill.
Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar ndryshimin e datës për ndeshjet e Xhiros së 25-të të Ligës së Parë, të cilat ishin të planifikuara për t’u luajtur më 30 mars. Shkak për këtë ndryshim është festa e Fiter Bajramit, ndaj ndeshjet do të zhvillohen një ditë më vonë, më 31 mars 2025, me fillim në orën 15:00.
Në respekt të tragjedisë së Koçanit, ku humbën jetën 59 persona, ndeshjet e kësaj xhiroje do të nisin me një minutë heshtje për të nderuar viktimat dhe për të shprehur solidaritetin ndaj familjeve të të ndjerëve.
Gjysmëfinalet e Kupës: Shkëndija në luftë për finale
Po ashtu, Federata e Futbollit ka njoftuar datat e ndeshjeve të gjysmëfinaleve të Kupës së Maqedonisë së Veriut, ku Shkëndija do të garojë për një vend në finale. Ndeshjet e këtij faze do të zhvillohen në datat:
Ndeshja e parë: më 09 prill 2025, me fillim në orën 15:00.
Ndeshja e dytë: më 23 prill 2025, me fillim në orën 16:00.
Gjithashtu, në njoftim FFM thotë se shorti për gjysmëfinalet do të mbahet gjatë javës së parë të prillit 2025. Klubeve do t’u dërgohet një njoftim shtesë për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të shortit.
KF Shkëndija do t’ju mbajtë të informuar për këto zhvillime.