Shkëndija do të përballet me Tikveshin të dielën, më 20 tetor
Shkëndija do të përballet me Tikveshin të dielën, më 20 tetor, në Stadiumin e Qytetit në Shtip, pasi ekipi nga Kavadari është i detyruar të luajë jashtë fushës së vet për shkak të pezullimit.
Fundjavën që vjen kampionati vendor kthehet pas një pauze dyjavore për shkak të angazhimeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese. KF Shkëndija ndeshjen e radhës ndaj Tikveshit do ta zhvillojë të dielën, më 20 tetor, në Stadiumin e Qytetit në Shtip. Kjo ndryshon vendndodhjen e zakonshme të Tikveshit, pasi ekipi nga Kavadari është i detyruar të luajë dy ndeshje jashtë fushës së vet për shkak të një pezullimi. Takimin e parë pas pezullimit e zhvilluan në Kërçovë, ndërsa tani kanë marrë miratim nga Komisioni i Garave pranë FFM-së që ndeshjen e xhiros së 10-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut kundër Shkëndijës ta luajnë në Shtip.
Ndeshja do të zhvillohet të dielën, më 20 tetor, duke nisur në ora 14:00.