Shkëndija ka plotësuar pauzën kampionale me ndeshje kontrolluese me Arsimin e Çegranit

Dueli prodhoi goleadë me 7 gola, për fitore 4:3 të kuqezinjëve. 

SHKËNDIJA-ARSIMI 4:3 (3:1)

Stadiumi i vjetër i qytetit në Tetovë 

Golashënues: Latifi pen. 28’, Shala 37’, Jakupi 44’ dhe Ibraimi 89’ (Shkëndija), ndërsa Lutfiu 15’, Shefiti 54’ dhe Shaqiri 74’ (Arsimi)

SHKËNDIJA: Taleski, Nuhija, Trumçi, Kocev, Webster, Alhassan, Ahmedi, F. Ramadani (c), Jakupi, Latifi, Shala

Luajtën edhe: Ramani, Merxhani, Adili, Qaka, Ibraimi. 

Ndeshje e bukur me 7 gola rezultoi miqësorja ndërmjet Shkëndijës dhe Arsimit të Çegranit. Dy ekipet kështu plotësuan mungesën e ndeshjeve kampionale shkaku i pauzës ndërkombëtare, derisa dy trajnerët patën mundësi të provojnë si lojtarët me më pak minuta nga takimet paraprake, ashtu edhe skema të reja që mund tu hyjnë në punë në përballjet kampionale. 

Shkëndija menaxhoi të fitojë me rezultat 4:3, sfidën që nisi me epërsi 0:1 të Arsimit kur Bilall Lutfiu ndëshkoi gabimin në mbrojtjen tonë. Përgjigja e tanëve erdhi në minutën e 28-të me Latifin që konverton në gol penaltinë e fituar pas aksionit të bukur të Jakupit dhe Shalës. Në minutën e 37-të kuqezinjtë kalojnë në epërsi 2:1 kur Shala ndëshkon gabimin e portierit Islami, derisa rezultati i pjesës së parë 3:1 u vendos nga Jakupi në minutën e 44-t pas një super aksioni të ndërtuar nga Jakupi, Latifi dhe Shala. 

Fraksioni i dytë solli zëvendësime në dy taboret, derisa më mirë e nisën verdhezinjtë që gjetën dy gola për barazim 3:3 deri në minutën e 74-t. Ish-lojtari ynë Shefit Shefiti realizoi gol të bukur (54’) me goditje precize nga distanca. Ndërkohë në minutën e 74-t Amin Shaqiri nivelizon rezultatin. Shifrat përfundimtare Shkëndija 4, Arsimi 3 i vendosi Besart Ibraimi në minutën e 89-të kur del para portierit pas gabimit të mbrojtjes së çegranasve. 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights