Shkëndija nis përgatitjet dimërore për sezonin pranveror

Skuadra e kuqezi ka nisur sot përgatitjet dimërore, duke u fokusuar në përgatitjen fizike dhe tekniko-taktike për gjysmën e dytë të kampionatit.

Dy ditët e para të programit përfshijnë ekzaminime mjekësore dhe matje fizike për futbollistët, të cilat kryhen në grupe para fillimit të stërvitjeve intensive. Nga e shtuna, ekipi do të kalojë në ritëm të plotë me dy seanca stërvitore në ditë, sipas plan-programit të trajnerit dhe stafit teknik.

Përgatitjet dhe ndeshjet kontrolluese

Faza e parë e përgatitjeve do të zhvillohet në Tetovë, ku janë planifikuar dy ndeshje kontrolluese (17 dhe 22 janar).

Nga 25 janari deri më 8 shkurt, Shkëndija do të zhvendoset në Antalia të Turqisë, ku përveç stërvitjeve do të zhvillohen edhe katër ndeshje miqësore për të testuar ekipin në kushte garash.

Lajmet nga ekipi

Lojtarët Alhassan, Webster dhe Qaka pritet të bashkohen me ekipin nesër, pasi sot udhëtuan drejt vendit tonë.

Pas përgatitjeve, Shkëndija do të hapë kampionatin më 16 shkurt, kur do të luajë si mysafire kundër Vardarit.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights