Shkëndija vazhdon testet në Antalia, nesër përballë St. Pölten
Shkëndija vazhdon përgatitjet intensive në Antalia, ku nesër zhvillon testin e tretë miqësor kundër ekipit austriak St. Pölten. Pas dy përballjeve të para ndaj Yelimay Semey (Kazakistan) (0:3) dhe Zorya Lugansk (Ukrainë) (1:2), kuqezinjtë vazhdojnë procesin e konsolidimit, ndërsa stafi teknik fillon të formësojë ide më të qarta për formacionin bazë në gjysmësezonin pranveror.
Pavarësisht kësaj, puna vazhdon, dhe skuadra mbetet e fokusuar në ndërtimin e formës optimale për vazhdimin e kampionatit. Ndeshja kundër St. Pöltenit do të luhet nesër (3 shkurt) nga ora 15:30 sipas kohës tonë (17:30 në Turqi).
Ky test do të jetë i rëndësishëm për të parë gjendjen aktuale të ekipit para duelit të fundit miqësor në Antalia, më 6 shkurt kundër Dynamo Kyiv.